Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e kontranadës brenda këtij institucioni.
Në njoftimin e tyre thuhet se është pranuar informacion se në pjesën veriore jashtë perimetrit të murit do të tentohej të hidhej një pako me materiale të paligjshme.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, është organizuar një plan për kontrolle dhe bastisje, i cili ka rezultuar me gjetjen e një pakete të mbështjellë në qese najloni. Pas hapjes së saj, është konstatuar se paketa përmbante lëndë të dyshuar narkotike dhe katër palë kufje. Pesha e përgjithshme e materialeve, së bashku me mbështjellësin, u mat në 170 gramë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Tutje thuhet se ky aksion dëshmon angazhimin dhe profesionalizmin e stafit të sigurisë në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të zbatojë kontrolle të vazhdueshme dhe siguron se masat e sigurisë do të mbeten rigoroze për të parandaluar çdo veprim të paligjshëm që cenon integritetin e sistemit korrektues”, thuhet në fundin e komunikatës./Arbresh.info/
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës