Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Sipas policisë, gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyrë të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag