Parandalohet futja e drogës dhe dy telefonave në Qendrën Korrektuese të Dubravës

18:02 | 28 Gusht 2023
E.G

Oficerët Korrektues të Dubravës kanë parandaluar futjen e dy telefonave mobil dhe sasi të dyshuar të substancave narkotike brenda institucionit.

Përmes një njoftimit, bëhet e ditur se gjatë bastisjes së të burgosurve, të cilët janë të angazhuar për bartjen e furnizimeve ushqimore brenda perimetrit të sigurisë ne mënyrë të kamufluar këta të burgosur kanë tentuar të fusin brenda qendrës dy telefona mobil dhe sasi të dyshuar narkotike, përcjell Arbresh.info.

Lënda e dyshuar është sekuestruar nga Policia e cila ka nisur edhe hetimet lidhur me mënyrën se si ka ardhur deri te futja e kontrabandës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës, ndërsa të burgosurit e përfshirë në rast janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedure disiplinore.”, thuhet në njoftim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.”/Arbresh.info.

Të ngjashme