Policia e Kosovës ka parandaluar tri raste të kontrabandës me mallra gjatë ditës së sotme në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.
Sipas njoftimit në rastin e parë, policia gjatë kontrollit të automjetit Passat me targa të Serbisë ka gjetur dhe sekuestruar birra pa dokumentacion përcjellës.
Sipas njoftimit, dyshohet se birrat janë sjellur përmes rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor, shkruan Arbresh.info.
“Rasti 1: Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024, rreth orës 16:35, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit, ka ndalur për kontroll automjetin Passat me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga i dyshuari S.B., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar). Në veturë ka qenë edhe një pasagjer tjetër. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 287 copë shishe me nga 0.5 litra birra, për të cilat i dyshuari nuk kishte poseduar dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre. Dyshohet që birrat janë sjell përmes rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.”, thuhet në njoftim.
Edhe në rastine dytë policia ka gjetur dhe sekuestruar birra ngjatë kontrollit të një automjeti të tipit Audi.
“Rasti 2 Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024 rreth orës 16:35, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit ka ndalur për kontroll automjetin Audi me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari M.S., (viti I lindjes 1993, mashkull serb kosovar). Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 297 copë shishe me nga 0.5 litra birra për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.”, bën të ditur policia.
Policia bën të ditur se edhe në rastin e tretë ka gjetur birra.
Në këtë rast policia ka gjetur 300 copë.
“Rasti 3:Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024 rreth orës 16:35, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit ka ndalur për kontroll automjetin e markës Mercedes, me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari S.D., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar). Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 300 copë shishe me nga 0.5 litra birra të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.”, njofton policia.
Sipas njoftimit të policisë, lidhur me rastet është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rasteve, të cilat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. Malli i sekuestruar së bashku me automjetet i dorëzohen Doganës së Kosovës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...