Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të kundërligjshme në kufi të vendit.
Sipas Policisë, rasti i parë është parandaluar në fshatin Bistricë të Leposaviqit ku ka ndaluar një kamion I cili po drejtohej nga një serb e me të cilin po transportonte dru në mënyrë të paligjshme, shkruan Arbresh.info.
“Patrullat policore gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar, në pjesën veriore të vendit, kanë iniciuar dy raste. Patrulla policore në fshatin Bistricë të Leposaviqit kanë ndaluar një kamion që drejtohej nga një mashkull serb e me të cilin po kryhej transport i druve. Gjatë kontrollit është vërejtur se drutë po transportoheshin në mënyrë të paligjshme, më që rast është iniciuar rasti kundër drejtuesit të kamionit.”, ka njoftuar Policia.
Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një veturë e cila po ashtu po drejtohej nga një serb, me të cilin po transportonte mallra, kryesisht ushqimore të cilat dyshohet se ishin future në vendin tonë përmes rrugëvë ilegale.
“Po ashtu, patrulla policore ka ndaluar edhe një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb, në veturë po transportoheshin mallra, kryesisht ushqimore, që dyshohet se ishin futur në vendin tonë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme. Policia edhe në këtë rast ka iniciuar rastin kundrejt drejtuesit të automjetit.”, ka bërë të ditur Policia.
Policia ka bërë të ditur se rastet janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veriu.
Po ashtu bëhet e ditur se është njoftuar prokurori kompetent.
“Rastet do të trajtohen në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Pyjeve të Kosovës.”, thuhte në reagimin e Policisë./Arbresh.info
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...