Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se Prishtina zyrtare është gati të fusë ushtrinë në veri, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë.
Ai tha se në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2013 ushtria mund të futet në 4 komunat në veri të vendit vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it, gjë që sipas tij është e padrejtë dhe e çuditshme.
Ai tha gjithashtu tha se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me agjenci të tjera dhe shtetet aleate, po del mjaftueshëm e zonja për të menaxhuar situatën në veri.
“FSK po piqen, po fuqizohen, po tregohen të zonja t’i dalin zot vendit, që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran. Ne po tregojmë suksese të vazhdueshme, po punojmë shumë, por kemi edhe ndihmën e aleatëve tanë për këtë. Ka ndryshime gjithandej në skenën botërore. Kosova nuk është vetëm.
Ka pasur Shqipërinë afër dhe ne bazohemi edhe te bota demokratike. Kosova aspiron të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s. Ndryshe nga Serbia që është deklaruar neutrale, pra me Rusinë. Edhe vetë aplikimi i Serbisë në BRIX dëshmon se ata janë të orientuar tjetër kah. Ne do të donim që të kishim një fqinj demokratik dhe jo një fqinj që është faktor destabiliteti. Patjetër që do të ishim të gatshëm që të fusnim ushtrinë në rast të një sulmi të mundshëm në veri të Kosovës.
Fatkeqësisht ekziston një marrëveshje apo zotim i vitit 2013, ku thuhet se FSK mund të futet në këto 4 komuna në veri vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe e çuditshme.
Kjo jo vetëm është e padrejtë, por është edhe e çuditshme. Megjithatë ky është realiteti. Është mirë që Policia po del e zonja mjaftueshëm që të zotërojë situatën atje. Patjetër edhe me agjencinë e inteligjencës, agjenci të tjera, por edhe me ndihmën e aleatëve tanë”, tha Sveçla. /Euronews
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation