Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zgjedhjet që do të mbahen në veri të vendit, kanë ndikuar në tensionim të situatës në këtë pjesë.
“Situata në veri kemi situatë stabile edhe pse e tensionuar bukur shumë pas këtyre zgjedhjeve në Mitrovicë. Edhe sa i përket qytetareve në veri janë mjaftë të tensionuar se edhe nuk kanë shërbime të duhura të mundshme”, tha Qalaj.
Ai ka paralajmëruar ndryshime që do të ndodhin në disa stacione policore në atë pjesë.
“Policia dhe politika janë krejt të ndryshme në duhet te fokusohemi vetën në çështje policore. Çështja e implikimeve qe ka Brukseli është politike dhe jo gjithherë. Shumë shpejtë ta kemi edhe prokurorinë e shtetit dhe mos te lejojmë që njerëzit të jenë te shqetësuar dhe t’ju garantojmë kushte. Por gjendja në veri është gjendje e tensionuar”, tha Qalaj.
Këto komente, Qalaj i bëri në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, ku ka raportuar së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa./Express/
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur