Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë edhe kur ka kaluar afati ligjor për një vendim, nuk kanë treguar se çka ka ndodhur me aktakuzën kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
E kjo ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, të cilët kanë paralajmëruar se do ta dorëzojnë këtë gjykatë në Kushtetuese.
Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku që tani ka drejtimin e organizatës, me anë të një postimi në Facebook Specialen e ka quajtur gjykatë të “shantazheve”.
Madje ka thënë se me mos-tregim se a u konfirmua apo u hodh poshtë aktakuza kundër presidentit, Specialja po tregon se është gjykatë e shantazheve dhe me motive politike.
“Për që është Gjykatë Speciale politike iu kemi treguar pa u themeluar dhe qysh në kohën e themelimit të saj; Për që është edhe pa mandat dhe vepron kundërligjshëm, edhe këtë ua kemi thënë dhe për këtë jemi duke punuar për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës; Për që është Gjykatë e shantazheve, kjo po merret vesh sidomos tani me mos tregimin se a u konfirmua apo u hodh poshtë aktakuza ndaj presidentit të Kosovës; Pak ka rëndësi se a japin miliona nga BE, por rëndësi ka që këtë të keqe ta ndalojmë ne”, ka thënë Klinaku.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...