Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje ka qenë premtim i kësaj qeveria.
Sipas saj, menjëherë pas këtij ligji, do të miratohet edhe Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, shkruan arbresh.info.
“Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim. Ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar për ndryshim më 14 shkurt”, ka shkruare në Facebook Gërvalla.
Ajo, ka shtuar se duhet të bëhen hapa të shpejt dhe të guximshëm për ndryshime.
“Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm.Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra. Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë!”, është shprehur Gërvalla./arbresh.info/
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...