Tubimet elektorale në ambiente të mbyllura, shtëpi, oda, e restorante kanë ngritur shqetësimet tek qytetarët për përhapje të koronavirusit.
Të zhurmshëm në lidhje me mos respektimin e masave janë edhe ekspertët shëndetësorë dhe përfaqësues të bizneseve.
Derisa të parët shqetësohen për shëndetin e qytetarëve, të dytit ankohen për padrejtësitë që ju bëri pushteti kur kufizoi punën e tyre dhe tash pikërisht këta politikanë shkelin secilën ditë masat e vendosura.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës apelon tek të gjitha partitë politike të jenë të kujdesshme.
Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, paralajmëron një valë të re të infektimeve nëse vazhdon ky mos respektim i masave nëpër tubime.
“Në apelin të cilin e kemi bërë, pikërisht me tubimet elektorale, dhe duke e parë rrezik shumë të madh, dhe duke parë që atu ka me qenë me të vërtetë një arenë e shpërndarjes së virusit, po i paralajmërojmë edhe popullin se çfarë rreziqesh po u kanoset nëse shkojnë në këto tubime, që janë të pakontrollueshme dhe nuk respektohen asnjë masë anti-covid, jemi në një situatë tejet shqetësuese dhe partitë politike nuk po e marrin seriozisht dhe ne si punëtorë shëndetësor e prekim dhe e shohim çdo ditë dhe unë kamë frikë se ne do të pësojmë me të vërtetë shumë keq nga këto tubime”, deklaron Syla për arbresh.info.
Pavarësisht këtyre pamjeve, masat sipas Qeverisë së Kosovës po respektohen në përpikëri.
“Ne si qeveri i kemi caktu masat e nevojshme dhe ato janë duke u respektua në përpikëri, inspektorati i Kosovës së bashku me policinë e Kosovës janë duke e bërë punën e tyre të vazhdueshme . Nëse këto masa nuk respektohen janë gjobat që i marrin dhe kjo vlen për të gjithë” thotë Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë.
Qytetarët janë dëshmitarë të mos respektimit të masave nëpër tubimet elektorale.
Më të ndëshkuarit në këtë mes janë bizneset e gastronomisë. Përveç kufizimeve në hapësirë, ato vazhdojnë ta kenë të kufizuar edhe orarin e punës.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomve, Arian Vranica, shprehë shqetësimin në lidhje me penalizimet që bëhen veçanërisht për këtë sektorë.
“Nuk është bërë aspak kontribut dhe nuk ka pasur transparencë dhe bashkëpunim të mirëfilltë me shoqatat sektoriale dhe odat ekonomike në vend, duke i ndarë vetëm tre milionë për gastronominë, e duke i futur në të njëjtin thes edhe qendrat rehabilituese, sallat e sportit”, shprehet Vranica.
Fushata e partive politike e filluar zyrtarisht më 3 shkurt, do të përfundojë më 12 shkurt. Më 14 shkurt qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme nacionale./S.D/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...