Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar rrezikun e rritjes në masë të madhe të çmimit të energjisë, nëse institucionet nuk gjejnë një zgjidhje se si të mbulohen kostot e furnizimit me energji të veriut pas ndërprerjes së pagesës nga pjesa tjetër e vendit.
“Më 30 tetor ka ardhur vendimi i Gjykatës së Apelit. E kemi informuar edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik me pasojat që mund të kemi me këtë vendim. Ne kemi kundërshtuar këtë vendim në gjykatë. Ndalja e rrymës atje është problem i madh pastaj.
Kemi marrë reagime nga KOSST-i dhe KEDS-i. Ulja e prodhimit në KEK ka sjellë probleme edhe më të mëdha.
Tash KEDS është i detyruar të importojë me çmim të dyfishtë dhe po sjell probleme për këtë sektor. Kjo do të na sjellë rritje bukur të lartë të tarifave për shkak të këtij vendimi. Andaj kërkoj nga Kuvendi, Qeveria që të ndërmarrin hapa”, ka thënë Arsim Janova, anëtar i Bordit të ZRRE-së, raporton KTV.
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...