Ministri i Bujqësisë, Faton Peci njofton se ka marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.
Ky vendim i Pecit, vjen pas një viti që kur ai ka bërë denoncim publik për ndërtimin e 24 vilave në Stankaj të Pejës në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës.
Përmes një video-adresimi të publikuar në Facebook, Peci iu ka bërë thirrje mekanizmave ekzekutiv që vendimi, të cilin e vlerëson të mbështetur ligjërisht, të implementohet.
“Prona e shtetit nuk asht bahçja e babës!”, ka shkruar Peci.
“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncimin publik për njërin nga rasteve më abuzive dhe më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin e 24 vilave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë”, ka thënë Peci.
“Si Ministri, përkundër që kemi marrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga Prokuroria e Shtetit. Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë andaj si ministër, sot kam marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Pres nga mekanzimat ekzekutiv dhe instancat shtetërore që ky vendim që ka baza ligjore të implementohet ditëve në vijim”, është shprehur Peci./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...