Google ADS

Paralajmërohet protestë nëse nuk paguhen pagat për punëtorët teknik

14:28 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar protestë të punëtorëve teknikë të gjashtë shkollave në Prishtinës, nëse deri në datën 9 nëntor ata nuk i marrin pagat e tyre.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi pati sot me Muhedin Nushin, zëvendëskryetar i Komunës së Prishtinës.

“Pas bisedave me nënkryetarin e komunës dhe përfaqësuesit të kompanisë, do të pritet ekzekutimi i pagave deri më datën  9 nëntor, dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të paguhen pagat, atëherë të premten nga ora 11:00 deri në 12:00 do të protestohet para Komunës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Nëse edhe pas datës 10  nëntor nuk do të ketë paga, atëherë punëtorët teknikë të gjashtë shkollave në Prishtinë do të hyjnë në grevë më 14 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme