Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në ditën kur në Kuvendin e Kosovës votohet në lexim të dytë Projektligji për lartësinë e pagës minimale.
“Ligji diskriminues për pagën e minimale ka kaluar në lexim të parë dhe ju japim kohë qeverisë që deri në lexim të dytë të rregullohet. Nëse diskriminimi vazhdon, paralajmërojmë protestë në ditën se kur do të votohet në lexim të dytë. Para se të shkojë në lexim të dytë, duhet të ketë diskutim publik me grupe të interesit. Pavarësisht se a do të rregullohet ne do të protestojmë, nëse e ndryshojnë do ta duartrokasim, nëse nuk ndryshon protestat do të vazhdojnë”, ka deklaruar Klinaku në një konferencë për medie.
Ai ka kërkuar përshpejtim të procesit për verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së.
“Kurrfarë nervozizmi nuk ka patur, dhe ato që i kam thënë janë shumë të sakta. Ne kemi kërku që prokuroria të merret me të gjitha listat. Ka qenë komision. Përderisa ekziston një proces gjyqësor, duhet të hetohet. Kërkojmë të përshpejtohet procedura e verifikimit të këtyre listave”, deklaroi Klinaku.
Lartësia e pagës minimale është miratuar në lexim të parë, por pensionet e veteranëve nuk janë përfshirë. Këta të fundit duan që krahas rritjes së pagës minimale, të rriten edhe pensionet e tyre./arbresh.info/
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre
Lucescu qesh dhe mbron tifozët racistë rumunë kur mori vesh ...