Kandidati për deputet i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Bekim Haxhiu ka akuzuar Avdyl Mziun nga Komorani për vendosjen e një posteri në objektin e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në Drenas.
Por, në një reagim të tij për Periskopin, Mziu ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë, me qëllimin që ta dëmtojë kandidatin Haxhiu. Duke paralajmëruar padi ndaj Haxhiu, Mziu thotë se nuk është aktivist i VV-së, madje thotë se kishte ndihmuar një parti tjetër deri vonë.
Haxhiu për Insajderin ka thënë se posterin e tij aty e kishte vendosur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në mëngjes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje me iniciale A.M. e ka vendosë foton e ka fotografuar dhe është larguar”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa, Mziu ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Haxhiut.
“Do të paditet për shpifje, kamerat e sigurisë janë sepse janë mësuar me shpifje. Nuk jam aktivist i Vetëvendosjes, përkundrazi kam ndihmuar deri vonë një parti tjetër politike që është në koalicion me ta. Nuk kam pasur arsyje ta vendosi vet, ta fotografojë e ta bëja lajm, thjeshte nuk jam pajtuar që një postier i një politikani të vendoset në një lokal të kompanisë publike”, ka shkruar Mziu në Facebook.
Sqarimi i plotë i Mziut për Periskopin:
E ftoj edhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të hetojë rastin dhe të veprojë sipas rregullativave të këtijë institucioni.
Unë nuk kam kurfarë arsyje që të vendosi vet e pastaj të bëjë lajmin për skandalin.
Nuk jam aktivist i Vetëvendosjës, përkundrazi deri vonë kam ndihmuar një parti që tash është në koalicion me ju, por do ta shqyrtojë me kujdes këtë sygjerim tuajin.
Sa për sçarim nuk besojë as që udhëheqësi i ujësjellësit rajonal “Prishtina” Dega në Komoran të ketë gisht në këtë punë përveç që mendojë që nuk ka guxuar ta largojë kur ka parë postierin e vendosur në mëngjes pasi edhe mbrëmë natën pas kthimit nga xhamia është parë i vendosur postieri i politikanit në fjalë.
Edhe njëherë ftojë policinë të merrë pamjet e kamerave që gjinden përmbi lokalin përkatës, njëherit do të pason padia për shpifje ndaj politikanit né fjalë.
Unë nuk kam as kohë të merrëm me Kamishin pasi që mendojë se është humbje kohe të mirret me të. Veç mundem me i uru suksese në “Mashtrimin e Ri”, edhe pse nuk besojë që qytetarët do të bijnë pre e mashtrimeve të reja nga ai dhe soji i tij.
Sulmi, mbrojtja më e mirë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...