Google ADS

Paralajmërohet marsh në Prishtinë, në mbështetje të popullit hebre

11:13 | 16 Maj 2021
Përparim Bublaku

Pas marshit në solidarizim të popullit palestinezë të mbajtur të premten në Prishtinë, javën tjetër do të mbahet edhe një i tillë.

Por, ky marsh që është planifikuar më 21 maj, do të jetë në përkrahje të popullit hebre.

Njoftimi për mbajtjen e këtij marshi është bërë përmes rrjetit social Facebook.

Marshi do të mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga ora 14:00.

Nga java e ardhshme tensionet dhe sulmet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës  janë rritur, kur deri më tani janë shënuar viktima nda të dy anët ku shumica janë civil palestinez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme