Pas të reshurave që shkaktuan edhe rrëmbime dhe erërave të forta, Kosova është përfshirë nga një vapë e madhe ditëve të fundit.
Madje, zyrtarë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK)paralajmërojnë se temperaturat e larta pritet të rriten ditëve të ardhshme.
Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, për Arbresh.info thotë se gjatë muajit korrik temperaturat do arrijnë deri 39 gradë celsius.
“Gjatë kësaj jave fillimisht pritet të kemi temperatura nga 27 në viset e larta malore deri në 37 gradë celsius. Por, gjatë verës meqenëse ky anticiklant do të jetë i fuqishëm, do të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë muajit korrik, do të kemi pastaj rritje të temperaturave 38 apo 39 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë për shkak të prezencës së masave ajrore të ardhura nga pjesa e kontinentit afrikan, gjë që duke kaluar nëpër detin Mesdhe marrin lagështi dhe edhe kjo lagështi që kemi te ne për shkak të reshjeve që kishim ditëve të fundit, do të kemi ndjesi që temperaturat do të jenë edhe mbi 37 apo 38 gradë celsius, sepse shkalla e avullimit do të jetë bukur e lartë”, thotë Aliu.
Sipas tij, vera nuk do të përfundoj në gusht, duke shtuar se jo vetëm shtatori, por edhe muaji tetor do të jetë i nxehtë.
“Parashikimet stinore i bëjmë nganjëherë por që nuk janë të sakta për shkak të periudhës së gjatë kohore, por që edhe muaji gusht do të jetë i nxehtë me temperatura të larta dhe që temperaturat do të vazhdojnë edhe në vjeshtë të kemi temperatura verore për shkak të masave ajrore të cilat ishin prezent gjatë muajve të fundit. Kemi diku rreth 500 litra ka mbërri masa vjetore e rrafshin e Kosovës, po ashtu në rrafshin e Dukagjinit kemi diku 550 apo 600 litra për metër katror. Dihet atje mesatarja e reshjeve është diku 750 litra për metër katror. Ne kemi edhe pesë muaj për ta arritur atë sasi, por që pastaj do të kemi ditë me thatësi dhe kjo do të ndikoj në ngritjen e këtyre temperaturave. Do të kemi temperatura më tropikale që do të jenë më shumë se 20 gradë celsius”, tregon Aliu për Arbresh.info.
Tutje, ai rekomandon që nga ora 10:00 deri në ora 17:00 qytetarët të mos kenë kontakt të drejtpërdrejt më rrezet e diellit.
Ai thotë se për t’i ikur rrezeve të diellit, qytetarët duhet të vishen me rroba që janë me ngjyra vtë hapura, të mbajnë kapele dhe syza, si dhe të konsumojnë më shumë ujë.
“Edhe në këtë kohë ku jemi nuk preferohet të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit sepse indeksin UV e kanë shumë të lartë është diku 9 është shumë i lartë sepse maksimalja është 11. Kështu që nga ora 10 deri në ora 17:00 preferohet të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit ose të mbajmë kapele e syze, masat mbrojtëse ose ndonjë ombrella me ngjyrë të hapur rroba të jenë më ngjyra të lehta materiali pambuk, të konsumojmë ujë më shumë”, shprehet ai.
Aliu, thotë se nuk do të ketë reshje shiu gjatë ditëve në vazhdim, përveç të premten që sipas tij, në disa vende mund të ketë reshje të shiut.
“Për momentin nuk parashihet të kemi reshje. ditën e premte për shkak të temperaturave të larta do të kemi avullime shumë të mëdha dhe do të krijohen kushte që ditën e premte pasdite të kemi vranësira të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje afat shkurta por që grafitet do të jenë të rritura gjatë gjithë muajit”, tregon ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u bënë thirrje vazhdimisht qytetarëve të Kosovës që të shmangin ekspozimin në këto temperatura që mund të qojnë në dehidratim të organizmit veçanërisht për personat e moshuar./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...