Edhe gjatë ditës së sotme menaxhmeti i Telekomit të Kosovës pritet të vazhdojë me shkarkime të reja. Ky menaxhment ka vendosur që për shkak të përformancës së dobët të shkarkojë edhe dhjetë menaxherë regjional që kryesisht vijnë nga departamenti i shitjes.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili gjatë një intervistë ka paralajmëruar shkarkime të reja.
Si shkaktar të këtyre shkarkimeve, Istrefi po e konsideron përformancën e dobët të këtyre menaxherëve.
“Duke e parë përformancën e tyre kam qenë jashtëzakonisht i detyrueshëm që të marrë vendime të marrë vendime të nivelit të lartë të menaxhimit që të bëjë ndryshe, rifreskime dhe ne të fillojmë me njerëz të ri të japin kontributin e tyre që të mund sado pak të krijojmë një qëndrueshmëri financiare. Ka pasur diku 6 shkarkime dje të nivelit të lartë, sot pritet të ketë edhe shkarkime të tjera të nivelit të menaxherëve regjional, të disa menaxherëve të tjerë në disa drejtori tjera, kështu që do të vazhdohet çdo ditë të identifikohet përformanca e secilit që kanë pozita që të shikohet përformanca e tyre dhe të bazë të përformancës të jepet edhe vlerësimi edhe gradimi, edhe stimulimi por edhe të ndëshkohen ata të cilët nuk e kryejnë punën si duhet…Sot priten shkarkime tjera do jenë diku nja 10”, tha ai.
Derisa thotë se do të jetë i pakompromisë ndaj atyre që tregojnë përformancë të dobët, i pari i Telekomit paralajmëroi çdo ditë shkarkime të tjera.
Sipas tij, ata që do të shkarkohen, do t’i takojnë kryesisht departamentit të shitjes, pasi është vërejtur një papërgjegjësi ndaj kërkesave të konsumatorëve.
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi teksa ka folur për shkarkimet e djeshme brenda kësaj korporate publike, tha se janë bërë 6 shkarkime.
Istrefi, ka dhënë sqarime lidhur me shkarkimin e Demir Limaj, drejtor i shitjes në Telekomin e Kosovë.
“Para 3 muajve që kemi biseduar bashkarisht që ta gjejmë një zëvendësues, një person adekuat që ka mundësi me pas nën kontroll stafin e brendshëm të krijohet llogaridhënie brenda institucionit…Nuk e kam shkarkuar atë ne në mirëkuptim bashkarisht do ta edhe vendimin që i kam marrë në drejtorinë e shitjes i kam marrë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me zotëri Limaj, ai është ende drejtor i shitjes dhe shpresojmë që ditëve në vazhdim do e bëjmë një zgjedhje jashtëzakonisht të mirë edhe me zotërinë Limaj që do zgjedhim një kandidat të brendshëm që do e bënë punën e zotëri Limajt….Kisha takim edhe në mëngjes sot me të, edhe me disa pjesë të nivelit të lartë të drejtorëve të menaxhmentit të Telekomit dhe në biseda me të shihet se ambicien më të madhe e ka kah pjesa akademike, por besoj se deri në fund të këtij muaji do definohet qartë ” ,theksoi kryeshefi i Telekomit të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shaban.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...