Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se ditëve në vazhdim do të ketë mundësi për vërshime në Kosovë.
IHMK bënë të ditur se nga nesër do të vazhdojë me intensitet më të shtuar shiu në disa vende të Kosovës. Ndërsa, mund të ketë edhe probleme në zonat urbane.
“Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane. Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /arbresh.info/
Njoftimi:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...