Lëvizje pozitive drejt njohjes së Kosovës nga disa shtete ka paralajmëruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
E para ministrisë së Punëve të Jashtme, ka shprehur rezerva teksa është pyetur rreth mundësisë së njohjes së vendit nga Ukraina, por që ka thënë se ka lëvizje pozitive drejt sigurimit të njohjeve të reja.
“Ne e dimë se sa agresive është fushata e Serbisë por edhe e Rusisë për të penguar njohje të reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme. Prandaj, ne, asnjë prej shteteve me të cilat bisedojmë nuk e vëmë publikisht para sfidave të tilla por ka lëvizje të shumta me shumë shtete”, deklaroi ajo për RTK-në.
Gërvalla ka thënë se janë përqendruar në 5 shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, derisa ka përmendur edhe punën që po bëhet në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
“Ne jemi përqendruar kryesisht te pesë shtetet e BE-së sepse mendojmë që ato nëse nuk realizohen do të kthehen në një sfidë serioze për rrugën euroatlantike të Kosovës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk duhet të kthehet vetëm në një çështje formale, të prestigjit por duhet të jetë një çështje e cila duhet të shihet dobia në secilën organizatë. Ne kemi aplikuar në maj të vitit të kaluar për Këshill të Evropës, në ndërkohë kemi kaluar fazën e parë, pra një prej dy fazave i kemi kaluar. Tani ndodhet çështja në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku ka përkrahje shumë të madhe për Kosovën”, u shpreh Gërvalla.
Gërvalla foli edhe për masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për çka tha se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.
“Ato masa janë të pakuptimta për mendimin tim dhe duhet të hiqen sa më shpejt. Se si do të jetë procesi do të më lejoni mos ta diskutojmë publikisht sepse i ka disa gjëra të cilat është mirë kur ndodhin dhe është mirë kur gëzohemi në fund por është mirë ta ruajmë njëfarë konfidencialiteti ndaj partnerëve”, tha Donika Gërvalla.
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren