Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë mbajtur konferencë për media, rreth sigurisë në trafikun rrugor dhe infrastrukturës rrugore.
Hysen Durmishi, zëvendësministër i MMPHI, paraljamëroi të gjitha kompanitë që punojnë në ndërtim të rrugëve, se duhet ta kenë sinjalistikën e punimeve në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet pa pengesë dhe mos të shkaktohen aksidente.
“Ne sot jemi këtu bashk me Policinë e Kosovës që të paraqesim para publikut një projekt të përbashkët, sa i përket sigurisë rrugore. Kur kemi ardhur në Qeveri kemi gjetur shumë projekte të papërfunduara, shumica nga to janë zhbllokuar dhe janë duke u zhvilluar punimet. Ne synojmë që këtë standard ta ngrisim edhe më shumë në aspektin e sigurisë. Të gjitha kompanitë që punojnë në ndërtim të rrugëve në bazë të kontratës e kanë obligim që ta kenë sinjalistikën në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet pa pengesë dhe mos të shkaktohen aksidente. Ju bëjë thirrje të gjitha kompanive të punimeve në rrugë se do të ndërmarrim masa sipas ligjeve dhe kontratave që ata kanë nënshkruara. Bashkë me Policinë dhe Inspektoratin kemi rritur numrin e inspektimeve dhe kemi filluar të shqiptojmë gjoba për ata që nuk i respektojnë kushtet e kontratës”, tha ai.
Nënkolonel Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit, tha se në dy javët e fundit janë dhënë 10 gjoba për mos sinjalizim të mjaftueshëm në punime.
“Policia e Kosovës së bashku me ministrinë, me qellim të ofrimit të sigurisë, jemi duke punuar për çështjen e punimeve në rrugë dhe sinjalizimit. Deri më tani janë 50 inspektime dhe vetëm dy javët e fundit ju kemi dhënë vërejtje dhe tani janë 10 gjoba që janë shkaktuar për mos sinjalizim të mjaftueshëm. Ne do të marrim masa edhe tutje”, tha ai./arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...