Google ADS

Paralajmërohen greva dhe protesta nga punëtorët teknikë të UP-së

16:27 | 1 Nëntor 2023
E.K

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bër të ditur se në takimin e mbajtur të mërkurën me punëtorë teknikë të UP-së, Hasan Prishtina është marrë vendimi që të fillohet me protesta dhe greva.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka shkruar se 8 nëntori është dhënë si datë e fundit për veprime lidhur me rritjen e pagave në të kundërtën do të vazhdohet me greva dhe protesta.

“Në takimin e mbajtur sot me punëtor teknik të UP Hasan Prishtina, u morën dy vendime.1. Unanimisht u vendos që të fillohet me greva dhe protesta.
2.Mua më kanë dhënë afatin e fundit, 8 nëntorin si datë të fundit për veprime ,lidhur me rritjen e pagave, na prift e mbara|”, shkroi Azemi./Arbresh.info

Të ngjashme