Florim Isufi, anëtar i Komisionit për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se shumë shpejt do të finalizohet raporti i këtij Komisioni për kufirin me Malin e Zi. Sipas tij, gjatë punës së tyre janë nxjerrë informacione të reja, madje siç ka thënë ai, befasuese
Anëtarë të Komisionit për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi kanë bërë të ditur se tashmë janë në finalizim të raportit me të gjeturat e tyre, të cilin më pas pritet ta publikojë Qeveria e Kosovës.
Florim Isufi, anëtar i këtij Komisioni, ka thënë për gazetën “Zëri” se gjatë punës së tyre kanë arritur të sigurojnë informacione të reja dhe siç ka thënë ai befasuese, por pa dhënë detaje se për çfarë befasish bëhet fjalë. “Kemi marrë elemente të reja, të cilat do t’i shfaqim në raport dhe me siguri që Qeveria do ta publikojë. Ka gjëra të reja, të mos them befasuese”, është shprehur Isufi për “Zërin”, duke shtuar se Komisioni do t’i paraqesë të gjeturat si dëshmi për të treguar nëse vija kufitare me Malin e Zi është vendosur mirë, apo jo.
Ndërsa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se hapat e mëtejshëm që lidhen me këtë marrëveshje do të vendosen tek pasi Komisioni i Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi do ta dorëzojë raportin final. Sipas ekzekutivit të vendit, nëse nuk gjendet zgjidhja kjo marrëveshje mund të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ndonëse për një gjë të tillë duhet edhe aprovimi i palës malazeze.
Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh po që se këtë opsion nuk e pranon Mali i Zi.
Qeveria e Kosovës ka thënë se hapat e ardhshëm për demarkacionin do të ndërmerren tek pasi Komisioni për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi do ta dorëzojë raportin final. “Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet që së shpejti ta dorëzojë raportin me gjetjet e tij dhe pas kësaj do të ndërmerren hapa konkretë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Qeverisë së Kosovës./Zëri/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...