“Let’s Do It” përmes një njoftimi për media ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që sot, më 1 Maj – në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të mos i ndotin pikat turistike që i vizitojnë në këtë ditë, si dhe të mos e praktikojnë djegien e gomave, siç kanë bërë zakonisht.
1 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtoreve në gjithë botën. Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, në mënyra të ndryshme.
Shumë nga qytetarët këtë ditë e shënojnë duke vizituar disa nga pikat turistike në vendin tonë, kryesisht hapësira të gjelbëruara, të qeta dhe ideale për të kaluar kohë me familjet e tyre.
Për “Let’s Do It”, ndër vite shqetësuese ka qenë gjendja në të cilën janë lënë nga qytetarët këto hapësira publike, të gjelbëruara. Ato kanë qenë të mbushura me mbeturina, të cilat janë lënë pas nga qytetarët si dhe janë hedhur vend e pavend.
“Let’s Do It” përveç qytetarëve, iu bën thirrje edhe institucioneve përkatëse, siç janë inspektorati, që të dalin sot në terren në këto hapësira publike dhe të shqiptojnë gjoba për të gjithë qytetarët që ndotin.
Po ashtu, iu bëjnë thirrje edhe kompanive të pastrimit që sot të rrisin kapacitetin nëpër lokacionet ku festohet, në mënyrë që në fund të ditës këto hapësira të mos ngulfaten nga mbeturinat.
“Kërkojmë nga qytetarët që të na dërgojnë fotografi nga këto hapësira kur e shohin dikë duke gjuajtur mbeturina në vende jo të duhura, dhe ne do të ndërmarrim masa.
Kjo pasi gjatë ditës së sotme, stafi ynë në bashkëpunim me disa kompani pastrimi dhe inspektorët mjedisor do të monitorojë në disa nga pikat turistike që frekuentohen më shumë nga qytetarët për 1 Maj, si dhe do të shpërndajmë thasë për qytetarët që janë në këto hapësira.
Për “Let’s Do It”, përveç hedhjes së mbeturinave, shqetësuese është edhe djegia e gomave në këtë ditë, andaj urgjentisht kërkojmë nga Policia dhe Inspektorati që të reagojnë dhe t’i ndëshkojnë ndotësit, bazuar në Ligjet në fuqi.
Është për keqardhje se si çdo vit përsëritet një praktikë e tillë e djegies së gomave, pavarësisht që e njëjta ndëshkohet me 100 euro gjobë, bazuar në Ligjin nr. 03/l-160 Për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja.
Po ashtu, shkarkimet në ajër nga djegia e gomave janë një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Në mënyrë të veçantë, emetimet nga ndezja e gomave janë me nivel të lartë mutagjenik (më shumë mutagjene se emetimet nga djegia e të gjitha materialeve të tjera që hulumtuesit kanë testuar deri më tani).
Apelojmë te secili prej jush që sot, sot dhe çdo ditë tjetër të jeni sa më miqësor ndaj hapësirave publike, dhe mjedisit në përgjithësi në mënyrë që gjendja e tij të jetë sa më e mirë”, thekson “Let’s Do It”.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...