Kandidati për kryetar të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bedri Maqastena, ka thënë se 22 kryetarë të pikave të kësaj partie janë gati të japin dorëheqje, pasi ai s’është certifikuar për garë nga qendra kryesore e VV-së.
Maqastena, për Klan Kosova tha se nuk i di arsyet dhe se qendra po refuzon t’ia dërgojë arsyet e moscertifikimit.
“22 kryetarë të pikave po duan të japin dorëheqje, por jam duke u munduar që ata të mos japin dorëheqje. Nga qendra e VV-së kanë refuzuar që arsyet të m’i dërgojnë në mënyrë zyrtare”, është shprehur Maqastena.
Kandidaturën për të parin e VV-së në Podujevë e kanë paraqitur vetëm dy persona, Shpejtim Bulliqi dhe Bedri Maqastena.
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju