Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi ka reaguar pas lajmeve se vendi pritet të mbyllet për shkak të përkeqësimit të gjendjes nga COVID-19.
Përmes një reagimi në Facebook, Rukiqi tha se ora policore dhe kufizimet nuk janë zgjidhje, derisa e kundërshtoi mbylljen e vendit.
“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje”, tha ai.
Rukiqi kërkoi që ata që nuk vaksinohen të ndëshkohen, e që bizneset mos ta paguajnë dëmin e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen.
Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papergjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistences në menaxhimin e pandemisë. Kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata qe nuk po vaksinohen. #nolockdown”, ka shkruar ai.
Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë