Google ADS

Paralajmërimi nga Britania e Madhe, Daçiq akuzon Kosovën

12:30 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Ivica Daçiq ka deklaruar se paralajmërimi nga Britania e Madhe për shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës tregon për mundësinë e shfaqjes së incidenteve.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se paralajmërimi nga Britania e Madhe për shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës tregon për mundësinë e shfaqjes së incidenteve.

Daçiq në deklaratën e tij për “TV Pink” ka folur për mundësinë e incidenteve duke shtuar se një paralajmërim të tillë së fumdni e ka bërë edhe bashkësia ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Në Prishtinë e keni një qeverisje kriminale e cila akuzon veriun e Kosovës se është seli e krimit. Mirëpo, pasi paralajmërimi erdhi në këtë moment, atje mund të ndodhë ndonjë incident që nuk kanë lidhje me krimin, por nëse dikuj i shkon ndërmend që të mbështetet tek ky paralajmërim dhe me forca ushtarake të pushtojë veriun e Kosovës”, u shpreh Daçiq.

“Synimi i tyre është që gjërat të zvarriten të përpiqen të krijojnë skenarin kroat dhe t’i dëbojnë serbët nga Kosova në mënyrë që të shtrijnë sovranitetin e tyre edhe në veri. Për këtë arsye paralajmërimi ynë tek bashkësia ndërkombëtare dhe qytetarët tanë ishte t’i shmangen konfliktit dhe koncepteve që mund të sjellin gjëra të tilla”, shtoi ai. Daçiq ka theksuar se nuk lejon që kushdo t’i propozojë zgjidhje për Kosovën. “Nuk lejoj që askush të më bisedojë rreth Kosovës, ose të më propozojë zgjidhje që dikuj nuk i pëlqejnë, sepse unë për këtë kam të drejtë. Kam bërë shumë për serbët në Kosovë, më shumë se ministrat e tjerë të jashtëm në histori”, përfundoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme