I dërguari i posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka paralajmëruar sërish aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike.
Në dëgjesën për Ballkanin Perëndimor të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Escobar u shpreh se SHBA ka qenë e qartë për pasojat që do të ketë për këdo që destabilizon rajonin.
“Paralajmërimi ynë për aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike është i qartë: do të ketë pasoja. Në dhjetor, goditem nje grup të organizuar kriminal që vepron në rajon. Ne janar, Departamenti i Thesarit dënoi Milorad Dodik për sjelljen e tij korruptive dhe destabilizuese dhe një stacion televiziv nën kontrollin e tij duke përdorur autoritetin e ri të sanksioneve të Ballkanit Perëndimor. Departamenti i Shtetit vendosi gjithashtu kufizime për viza sipas autoriteteve tona të Seksionit 7031(c) kundër zyrtarëve të korruptuar në Bosnje dhe Hercegovinë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të mbajtur përgjegjës ata që bllokojnë përparimin e rajonit për financat e tyre apo përfitim politik. Progresi rajonal kërcënohet edhe nga ndikimet e dëmshme të jashtme politike dhe ekonomike të Rusise dhe Kines. Rusia armatizon furnizimin e saj me energji për të detyruar politikanët, për të nxitur korrupsionin dhe pengojnë potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës (PRC) po zgjeron praninë e saj duke ndërtuar infrastruktura përmes huave dhe “investimeve” të errëta dhe grabitqare”, thuhet në deklaratë.
Escobar shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun e udhëhequr nga BE midis Serbisë dhe Kosovës dhe se po punojnë me partnerët evropianë për të vazhduar procesin e integrimit evropian, veçanërisht në kontekstin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat sipas tij “kanë bërë reforma të rëndësishme dhe sakrifica”.
Escobar tha se shtyllat e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor janë, Evropa, NATO-ja dhe integrimi rajonal.
“Është besimi ynë se këto vende duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ato janë kulturalisht, historikisht dhe ekonomikisht pjesë e Evropës dhe ne besojmë se duhet të jenë anëtarë të bllokut”, tha ai duke nënvizuar se çdo vend që është anëtar i Bashkimit Evropian është më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i përparuar pa asnjë kosto për të tjerët./abcnews.al
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...