Paralajmërohet se Serbia do të ndërhyjë në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, në rezultatin e partive serbe konkretisht në rezultatin e Listës Serbe.
Këtë paralajmërim e ka bërë lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, në një intervistë për arbresh.info, duke shtuar se Serbia ka ndërhyrë edhe në rezultatin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare.
“Rreth 40 autobusë me njerëz me prejardhje nga Kosova, që nuk jetojnë në Kosovë, pa kurrfarë kontrolle dhe problemi kanë votuar nga disa here nga klaimi i Jarinjës ku kanë votuar në Leshak, Leposavic, Socanice, Zveqan , Zubin Potok, kanë dalur në Bërnjak, një pjesë e tyre.”
Ai akuzon bashkësinë ndërkombëtare se nuk ka reaguar për këto parregullsi, duke pretenduar se janë vjedhur deri në 14 mijë vota.
“Thjeshtë OSBE në gjithë këtë i ka mbyllur sytë, Komisioni Zgjedhor i ka pranuar këto rezultate dhe ne kemi ardhur në situatën që të ardhmen tonë ta vendos ajo pjesë e njerëzve që nuk jetojnë në Kosovë dhe ju mund ta merrni me mend se sa e rëndësishme mund të jetë për njerëzit që jetojnë në Kralevë, apo Kragujevc që kanë shkuar nga Kosova para 30 viteve, se kush i përfaqëson,” deklaron Jabllanoviq.
Për shkak të kësaj pasigurie, thotë e kanë vendosur të dalin vetëm me një listë në Leposaviq.
Sipas Jabllanoviqit, për tu kandiduar në të gjitha mjediset është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria në Prishtinë të mundësojnë një ambient demokratik.
“Në të cilin kemi mundësi që pa frikë për sigurinë tonë, dhe të familjeve dhe pronave tona, të merremi me politikë dhe t’i paraqesim mendimet që i kemi. Kjo në muajin qershor nuk ka qenë e mundur dhe me frikën se do të kemi skenar të njejtë në tetor kemi vendosur që të paraqesim kandidtatin tonë për kryetar komune vetem në Leposaviq.”
Zgjedhje lokale në Kosovë mbahen me 22 tetor dhe në komunat me shumicë serbe janë dhjetëra parti politike që synojnë të qeverisin në nivel lokal. /arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK