Paralajmërim për erëra të forta, Komuna e Prishtinës vendos izolimin e objektit në Arbëri

07:22 | 11 Shkurt 2024
K.B

Komuna e Prishtinës  ka dal me njoftim, pasi sot ( e diel), janë paralajmëruar erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h.

Në njoftim thuhet se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

“Nesër, e diel, 11.02.2024, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërsa apelohet që të ketë kudjes edhe gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve”, thuhet tutje.

Në njoftim thuhet gjithashtu që parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

“Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara” – thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme