Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme të cilat do të mbahen me 6 tetor. Në këto zgjedhje pritet të jetë një garë e fortë mes partive politike gjë qe po ndikon në performancën e punës në qeveri dhe ministritë.
Punonjësit e qeverisë dhe ministrive po e shfrytëzojnë më së miri këtë gjendje të Kosovës para zgjedhjeve.
Duke parë mungesë të mbikëqyrjes, zyrtarët qeveritar po keqpërdorin buxhetin e Qeverisë së Kosovës.
Burime brenda qeverisë tregojnë se që nga shpërbërja e Kuvendit janë shtuar shpenzimet që shkojnë në faturë të qeverisë.
Darka e dreka në lokalet më të shtrenjta në kryeqytet, e të cilat paguhen nga paratë e buxhetit, dalja nga puna gjatë orarit të punës, vonesat në punë janë disa nga keqpërdorimet që shërbyesit civil po praktikojnë.
Arbresh.info ka qëndruar disa orë para objektit të Qeverisë së Kosovës dhe ka parë zyrtarë të ekzekutivit duke dalë në kafe gjatë orarit të punës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...