Paradoksi kosovar| Biznese me mungesë të punëtorëve, punëtorë në kërkim të punës

13:02 | 13 Maj 2023
A. B.

Shqetësuese po vazhdon të mbetet shkalla e papunësisë në Kosovë.

Por, krahas papunësisë, dukuri tjetër shqetësuese kohëve të fundit është bërë edhe mungesa e punëtorëve.

Bizneset vazhdimisht publikojnë shpallje ku kërkojnë punëtor, raporton Arbresh.info.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtor për shkak të emigracionit pritet të ndikojë në ritmet e ekonomisë shqiptare për vitet në vazhdim.

Kjo ka shtyrë që shumë kompani në Kosovë të kenë krizë të punëtorëve e të shtyjë deri në mbylljen e biznesit.

Sipas ekonomistëve punëdhënësit nuk po gjejnë zgjidhje për përmirësimin e kushteve për punëtorët.

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj për portalin “Arbresh.info”, ka thënë se punëtorët janë të pakënaqur me kushtet që po u ofrohen nga punëdhënësit.

Sipas tij, është rritur pakënaqësia e kontratës së punës, dinjitetit dhe pagave dhe si shkak i kësaj ,qytetarët me çdo kusht tentojnë që të ikin nga Kosova.

“Është rritur pakënaqësia e kontratës së punës, dinjitetit dhe pagave dhe tani më është arritur eksplodimi i pakënaqësisë tek fuqia punëtore dhe me çdo kusht tentojnë që të ikin nga Kosovë. Dhe është vonë në këtë drejtim kjo Qeveri e ka marrë me komoditet sikurse qeveritë e tjera por duhet ta ketë të qartë se mjafton vetëm një paralajmërim  i Bankën Botërore para disa viteve që Kosova rrezikohet që pas disa viteve të jetë sikurse Mali i Zi, kjo lloj ecuri është vetëm në rritje e sipër dhe është shqetësuese. Si rezultat i mos politikave jo të favorshme në raport me pune zënien kanë bërë që të rritet gatishmëria dhe kjo ka qenë një mënyrë abuzim si nga ana shtetërore dhe nga ana e bizneseve”, tha Kadrijaj.

Tutje, Mustafa ka pohuar se bizneset çfarë kanë mbjellë kanë korrur dhe për zgjidhjen e kësaj çështje, sipas tij bizneset duhet ta ndryshojnë politikën e tyre.

“Qytetarët janë të interesuar që të largohen nga vendi i punës dhe Kosova. Bizneset le ta kenë të qartë se çfarë ka mbjellë është duke korrur sepse tanimë qytetari nuk mund të kthehen në ato puna me ato paga. Qeveria dhe bizneset duhet ta sigurojnë një kontratë të dinjitetshme paga të volitshme po ashtu dhe ta rregullojnë sigurimin shëndetësor sepse jeta është e paparashikueshme dhe i punësuari duhet ta ketë të sigurt jetën e tyre. Bizneset kërkojnë punëtorë sepse kanë mungesë, por duhet ta ndryshojnë politikën e tyre sepse punëtori nuk mund të kthehet në vendin e punës me ato kushte që i kanë ofruar bizneset. Sepse nuk mund t’i mbulojë shpenzimet e veta dhe të familjes së vet po ashtu shqetësuese është sepse nuk kanë sigurime shëndetësore”, tha ai.

Sejdiu: Mungesa e fuqisë punëtore po ndodh për shkak se punëdhënësit kanë nënçmuar djersën e punëtorëve

 Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Sejdi Rexhepi për “Arbresh.info”, ka pohuar se ka kërkesa për punëtor dhe njëkohësisht ofertat për punë mungojnë.

Sipas tij, po ndodh një paradoks sepse ka njerëz që kërkojnë punë dhe në anën tjetër ka punëdhënës që nuk po gjejnë punëtor.

Krejt kjo sipas Sejdiut, po ndodh për shkak se punëdhënësit kanë nënçmuar djersën e punëtorëve.

“ Është fakt që ka kërkesë për punë ndërkohë që janë ofertat për punë të caktuar mungon. Prej vitesh në Kosovë është relativisht e lartë. Një paradoks është duke ndodhur sepse ne kemi njerëz të papunë që kërkojnë punë dhe në anën tjetër kemi punëdhënës dhe nuk gjejnë punëtor. Ajo që është reale tani po shfaqet në mënyrë më të ashpër për faktin se numri i punë kërkuesve është zvogëluar qoftë si rezultat i migrimit jashtë qoftë si rezultat i rritjes së mirëqenies së përgjithshme. Për vite të tëra punëdhënësit kanë nënçmuar djersën e punëtore, pagesat kanë qenë minimale dekurajuese dhe nuk kanë motivuar gatishmërinë e atyre që janë pa punë që të punojnë”, tha Rexhepi.

Rexhepi ka thënë se qytetarët më shumë janë të gatshëm të pranojnë një ndihmë sociale, sesa një pagë 170 euro.

Ai pohoi se qytetarët janë vetëdijesuar dhe nuk janë të gatshëm që të pranojnë çfarëdo pune.

“Disa prej tyre më mirë e ka pranuar një ndihmë sociale apo punë private se sa të marrin një pagë minimale 170 euro, ndërkohë që pagesa shtesë ta paguajnë të gatshme për ti ikur pagesës së tatimin, kurse punëtori mbetet pa marrjen e tatimeve pensionale. Dhe të tillët tashmë janë vetëdijesuar dhe nuk janë të gatshëm, të pranojnë çfarë do pune. Kjo ka pasojat e veta për punëdhënësit dhe për momentin e kanë vështirësi në gjetjen e profilit adekuat. Të tillë janë motivuar që të ikin jashtë vendin në çdo variant janë të gatshëm që të presim një periudhë që të mos punojnë ose të kushtëzojnë për një pagë më të lartë  që të mos pranojnë çfarë do page”, tha ai.

Në anën tjetër, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar shifrat e punëkërkuesve. Sipas këtij publikimi, më janar të këtij viti numri i punëkërkuesve zyrtarisht ishte 82 mijë e 404 persona, kurse në muajin mars kjo shifër ka rënë në 27 mijë e 776 punëkërkues.

Ndryshe, rreth 100 mijë persona të moshës 15-24 vjeçare, përpos që janë të papunë, as nuk janë në shkollë e as nuk ndjekin trajnime profesionale./Arbresh.info/ Diellza Gashi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme