Nën dyshimin se ka përdorur armën e zjarrit, Gjykata e Prizrenit caktoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një qytetari nga Prishtina.
“Të pandehurit me iniciale M.B. nga Prishtina, i është caktuar një muaj paraburgim, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 03.11.2017, nga ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 03.12.2017”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës së Prizrenit, Afërdita Kicaj.
Sipas Kicajt, i pandehuri dyshohet se më 01.11.2017 rreth orës 23:45,minuta, në rrugën “Flamuri”, afër Shkollës së Mjekësisë në Prizren, nga vetura ka shtënë me armë zjarri ndaj të dëmtuarit me iniciale D.D.
Në momentin e sulmit, i dëmtuari kishte qenë duke ndenjur në një lokal aty afër dhe me qëllim të qërimit të hesapeve në mes vete i dyshuari ndërmerr veprimin e tillë të kundërligjshëm duke rrezikuar edhe qytetarët e tjerë të cilët kanë qenë duke lëvizur në atë rrugë.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje me një të pandehur tjetër ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz