Paraburgim për personin që sulmoi zyrtarët policor

11:16 | 4 Nëntor 2019
L G

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale B.RR., nga fshati Kobaj Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 lidhur me par.2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 par.3 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit sipas njoftimit të gjykatës do të llogaritet prej datës së arrestimit, 31.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 31.11.2019.

“Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me datë 30.10.2019, rreth orës 13:00, në rr.”Remzi Ademaj” në Prizren, i pandehuri me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare të dëmtuarin me iniciale A.S.  për shkak se ndaj të pandehurit më parë ishte zhvilluar një procedurë penale, ku i dëmtuari në këtë rast kishte përfaqësuar këtë lëndë në gjykatë, i pandehuri që nga ajo kohë vazhdimisht e kishte përcjellur të dëmtuarin duke menduar se lënda ishte e prokurorit në fjalë, deri në momentin që ditën kritike në datën e lartcekur përderisa i dëmtuari  ishte duke u kthyer nga pauza për në punë i pandehuri shfrytëzon momentin e volitshëm dhe me grusht e godet në anën e majtë të kokës me q rast si pasoj e goditjes  i dëmtuari  me iniciale A.S pëson lëndime trupore të  konstatuar sipas raportit mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit më datë 31.10.2019 në ora 15.00 në Prizren  i pandehuri seriozisht i kanos personat zyrtar në lidhje me punën dhe detyrën e tyre si persona zyrtar, të dëmtuarve me iniciale S.K , F.SH , dhe A.B. , ashtu që përderisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare për ta arrestuar dhe vënë nën kontroll të pandehurin, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët kërcënuese të dëmtuarit me iniciale S.K. më pas i drejtohet edhe  të dëmtuarve me iniciale  F.SH. dhe A.B. me të cilat veprime tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme