Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit me inicialet F.SH., i dyshuar për dhunimin e një të miture në Klinë.
Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë i njëjti është duke u hetuar vepër të rëndë penale dhe lehtësisht mund t’i shmanget zhvillimit normal të procedurës ndaj tij.
“Duke shtuar këtu faktin se veprën penale e ka kryer këtu ndaj te dëmtuarës se mitur dhe kjo mund të ndikoje tek i njëjti që të mos paraqitet tek organet e drejtësisë me qellim të shmangies se përgjegjësisë, nëse i pandehuri lihet ne liri ekziston rreziku potencial se i njëjti mund të ik, të fshihet dhe me këtë rast ti shmanget organeve gjate zhvillimit te procedurës”, thuhet në komunikatë.
“Po ashtu, duke pasur parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale po qe se provohet fajësia e të pandehurit, gjykata gjen se me gjetjen e tij në liri apo nën ndonjë mase tjetër më të butë, i njëjti mund të ike dhe kështu ti shmanget dënimit potencial gjithashtu, duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, pasi që vepra është kryer ndaj viktimës së pambrojtur – fëmijës dhe fakti se me familjen e te dëmtuarës njihen mes vete, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta përsërisë veprën penale”.
Telegrafi ka mësuar se e mitura që dyshohet se u dhunua në Klinë është 14 vjeçare. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?