Katër persona do të mbesin në paraburgim për 1 muaj, pas vendimit të Gjykatës themelore në Ferizaj për të aprovuar kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Katër të dyshuarit dyshohen për kryerjen e 14 vjedhjeve në shtëpi, lokale dhe ordinanca, shkruan arbresh.info.
“Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.B., B.G., A.H dhe Ç.L. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdim dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 lidhur me nenin 77 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Sipas gjykatës, katër personat dyshohen se në mënyrë të organizuar kanë kryer rreth 14 vjedhje të ndryshme, përfshirë, cigare, telefona, televizorëve, vlera e të cilave arrin shumë mijëra euro.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer katërmbëdhjetë (14) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, më 17.09.2020 kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej 300 euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta më datë 27.11.2020; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; më 24.12.2020 kanë arritur të vjedhin një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari; një (1) sef të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura 265 euro, më datë 09.01.2021; më 14.01.2021 kanë vjedhur sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej 500 eurove; më 16.01.2021 kanë arritur të vjedhin një kompjuter thika dhe një palë këpuca në vlerë të pa përcaktuar; më 16.01.2021, kanë arritur të vjedhin një lap-top në vlerë prej 200 euro; më 28.12.2020 kanë vjedhur shumën e të hollave të metalta në vlerë prej 40-50 eurove si dhe në një tjetër rast shumën e të hollave të metalta 10-15 euro; më 05.01.2021 kanë arritur të vjedhin një sëpatë vlera e pa-përcaktuar nga i dëmtuari”, njofton gjykata.
Gjyqtari i procedurës paraprake Riza Livoreka, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...