Gjykata në Prishtinë e mori sot vendimin e saj për gjashtë të arrestuarit e Lëvizjes Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë”.
KALLXO.com merr vesh se Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar paraburgimin prej një muaji gjashtë të arrestuarve të Organizatës Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë”.
Gjashtë anëtarët e SKV-së ishin arrestuar në natën mes të enjtes dhe të premtes në parkun e qytetit në Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimit.
Anëtarë të SKV-së protestuan dje para Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Policia njoftoi dje se ka intervenuar në park pas ankesave të qytetarëve se të tubuarit atje po prishin rendin e qetësinë publike dhe po përdorin narkotikë e alkool.
Anëtarët e SKV-së po dje mohuan përdorimin e gjësendeve të paligjshme, ndërsa policia tha se ka gjetur në vend të ngjarjes gjësende të tilla.
Policia dhe SKV-ja patën deklarata të kundërta edhe sa i përket lejes për festën e tetëvjetorit.
Policia tregoi se nuk ishte e njoftuar për aktivitetet e parmbrëmshme të SKV-së, ndërsa SKV-ja tha se e ka raportuar tubimin në park.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore