Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.Gj. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Degës në Kaçanik – Riza Livoreka, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në një fshat në Kaçanik, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij M.Xh., në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke i thënë se nuk ke vend këtu, me ç’rast vajza e tyre A… kishte ardhur për ta marr të dëmtuarën për ta dërguar në banesën e saj në Prishtinë për sigurinë e saj, e më pas i pandehuri me datën 12.06.2021, kishte shkuar në Prishtinë me qëllim që ta shqetësoj të dëmtuarën, njofton gjykata, shkruan arbresh.info.
Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditëve.
Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm dhe të dëmtuarat, andaj mbi këto arsye vlerëson se po të gjendej në liri mund të ndikojë tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...