Gjykata Themelore e Pejës ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve, të cilët ishin arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës në Manastirin e Deçanit, nën dyshimin se kanë shkruar në tabela të një veture “Kosova është Serbi”.
Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Lidhur me arrestimin e tyre, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte njoftuar se vetura është hasur gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit.
“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, kishte thënë Gashi.
Hasani takohet me Zelenskyn: Shqipëria qëndron me vendosmëri...
KQZ-ja publikon adresat e kutive postare në shtete të ndrysh...
Shtatë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu
Armëpushimi në Gaza/ 737 të burgosur palestinezë do të liroh...
Publicisti kosovar shpallet fajtor në Hamburg për shkrimet k...
Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëv...