Paraburgim ndaj të dyshuarit për lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

17:23 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit K.E. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim t paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri dyshohet se më 3 qershor 2019, në Ferizaj, përkatësisht në shtëpinë e tij, pas një mosmarrëveshje paraprake dhe konflikti verbal lidhur me disa para që i kërkonte të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, i pandehuri e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me grushte në fytyrë nga të cilat goditje e dëmtuara pëson lëndime trupore. Me këtë rast i pandehuri ka kanosur të dëmtuarën edhe me përdorimin e sëpatës, me çka ka shkaktuar frik tek e dëmtuara.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme