Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj personit me inicialet A.O., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 331 të KPRK-së, “Rrëmbimi” nga neni 191 të KPRK-së dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 të KPRK-së.
Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë veprime konkrete hetimore, është urdhëruar masa e kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit të lartcekur, me dyshimin se në këtë objekt i njëjti ka mbajtur të rrëmbyer viktimën, ashtu që me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur objekti në fjalë dhe është sekuestruar një sasi e substancës narkotike, para në vlerë mbi 12.000 (dymbëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të kryerjes së veprës penale, si dhe gjësende të tjera të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme penale.
I dyshuari, nga data 30 gusht 2021 ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti./arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...