Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër tetëmbëdhjetë të pandehurve që u arrestuan të mërkurën dhe të enjten, lidhur me mashtrimet në “Call Center”.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve K.G.,F.D.,I.L.,E.L.,F.K.,N.M.,I.S., .K.,D.H.,M.T.,V.K.,A.Z.,L.H.,Ç.Q.,A.N.,A.V.,I.XH.,A.DH., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Mashtrim nga neni 153 paragrafi 1 dhe paragrafi 3, sipas Kodit Penal të shtetit Gjerman, e kryer në grup, e që lidhet me veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 lidhur me veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton gjykata ,raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake, tetëmbëdhjetë të pandehurve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, përkatësisht prej datës 31 Mars 2021 dhe do të zgjasë deri më datë 30 Prill 2021, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura më lartë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se që nga viti 2018 dhe në vazhdimësi deri me datën 31 mars 2021, të pandehurit duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki dhe me role të përcaktuara, të udhëhequr nga të pandehurit A.F. dhe F.D. dhe në bashkëpunim mes vete, me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar për kryerjen e veprimeve mashtruese në formën e ashtuquajtur tregtisë kibernetike, përmes platformave dhe një softueri të programuar për drejtimin e platformave të tilla”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.
Tutje, thuhet se të njëjtit paraqiten si tregtar në disa faqe internetit të cilët u drejtohen personave të interesuar në Gjermani, duke i kontaktuar përmes telefonit dhe duke i bindur personat e interesuar me premtime për fitime të larta duke i vu të njëjtit në lajthitje e që ata u besonin për të bërë pagesa në llogari të ndryshme, për kompanitë të cilat e ushtrojnë biznesin e shërbimeve telefonike ( Call Center), ndër to janë F.M. LLC., M.R LLC., Ë.M., Ë.M.C.SHPK, ku humbja financiare e të dëmtuarve arrin në rreth 4.000.000.oo euro ( katër milion euro).
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi pas marrjes së të njëjtit, në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./arbresh.info/
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...