Në degën e PDK-së në Shtime kanë filluar përçarjet për brenda mes zyrtarëve të kësaj partie, siç thuhet shkaku i dështimit të reformave, ku si pasojë e kësaj nënkryetari dhe një anëtar i kryesisë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet partiake.
Nënkryetari i kësaj dege Fatmir Rashiti, në një prononcim për Indeksonline ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij nga funksionet e partisë, për shkakun siç ka thënë ai të bllokimit të reformave brenda partisë nga kryetari Naim Ismajli.
Ai ka akuzuar kryetarin e tanishëm të Shtimes së po krijon një monopol brenda kësaj dege duke bllokuar emërimet e reja që do ti sillnin rezultate në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Nga data gjashtë e këtij muaji kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtarit të Kryesisë së PDK-së si dhe nga posti i nënkryetarit të Komunës së Shtimes. Këtë hap jo të lehtë për mua e mora pasi që me një grup shokësh përbrenda PDK-së më vite të tëra u munduam të bëjmë ndryshime pozitive e demokratike mirëpo kryetari aktual i Shtimes, Naim Ismajli me disa anëtarë të Degës së PDK-së në shtime vendosi që për zgjedhjet lokale të vazhdohet me kontinuitet qeveris tashmë të tejkaluar dhe përsëri me kandidaturën e vet të katërt me radhë. Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit ishte një alarm i mirë për të bërë reforma rrënjësore për të ecur sigurt me fitoren e radhës, ndërsa unë dhe disa anëtarë të kryesisë ishim thellësisht të interesuar që të bëhen reforma të mirëfillta për kandidaturat e mundshme për kryetar komune”, ka thënë Rashiti.
Ai ka shpjeguar se ka hequr dorë nga çdo kandidaturë për të hapur rrugë një kandidati konsensual, i cili sipas tij është Fehmi Mujota me të cilin beson se kjo degë do të fiton zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Ndërkaq edhe anëtari i dorëhequr i kryesisë së PDK-së në këtë degë Lulzim Sahiti ka thënë për Indeksonline se ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme për shkakun se nuk ka pasur konsensus brenda partisë për kandidatin për kryetar.
“Kamë dhënë dorëheqje të pa revokueshme nga funksionet e partisë. Nuk kemi mund të gjejmë konsensus të përbashkët më kandidatin për kryetar, dhe qe një kohë të gjatë ne kemi propozuar reforma brenda partisë por që ato thjesht janë bllokuar”, ka thënë shkurt Sahiti./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...