Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo pashtu ka njoftuar se do të paguhen edhe vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM
“Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes. Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milionë euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollorë. Kursejmë energjinë elektrike e vazhdojmë me punë”, shkruan Nagavci.
Projekti e-Mësimi ishte zhvilluar me qëllim të ndjekjes së procesit mësimor nga nxënësit për shkak të pandemisë me koronavirus në Kosovë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...