Para se të vije tek mundësia e ndërhyrjes të bashkësisë ndëkombëtare për të zgjidhur bllokadën institucionale, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që duhet të ndërhyjë për të gjetur konsensus në mesin e liderëve politik, shkruan arbresh.info.
Kështu vlerëson analisti, Mazllum Baraliu, thotë se presidenti Thaçi është dashur të reagoj qysh të enjten për këtë çështje.
“Presidenti do të duhet të reagonte pa marrë parasysh se e ka apo nuk e ka përkrahjen e të gjithëve, pa marr parasysh se a do ta ketë klasa politike gatishmërinë për t’iu përgjigjur ftesave të tij për një tubim, dhe një konsensus të partive politike për të dal nga kjo krizë. Ai duhet ta bëjë këtë jo vetëm me një përpjekje, por me shumë përpjekje “, ka thënë Baraliu për “arbresh.info”.
E nëse as thirrja e presidentit nuk do të ketë sukses, sipas Baraliut në mënyrë urgjente duhet të reagoj bashkësia ndërkombëtare.
“Duhet që presidenca të reagoj menjëherë pas ngjarjeve të djeshme në Kuvend, nëse ai nuk do të ketë sukses, në mënyrë urgjente do të duhet të reagojë bashkësia ndërkombëtare e pranishme këtu, të intervenoj kur klasa politike është e paaftë t’i zgjidh problemet që ballafaqohet”, tha Baraliu.
Sipas tij me këtë situatë të krijuar në Kosovë po dëmtohen seriozisht interesat e shtetit dhe po humb miliona euro.
Arbresh.info ka kërkuar një qëndrim prej Presidencës për të ditur nëse pas ndodhive të së enjtës do të kontribuojë në zgjidhjen e bllokadës institucionale, por nuk i janë përgjigjur për më shumë se dy ditë këtij interesimi.
Për gjithë këtë ngërç institucional të krijuar në Kosovë, asnjë fjalë nga presidenti i vendit , Hashim Thaçi.
Me Kushtetutën e Kosovës Presidenti është përgjegjës dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve.
Kuvendi i Kosovës për të gjashtën herë ka dështuar që të formoj organet e veta udhëheqëse si pasojë e mos kandidimit të asnjë deputeti nga koalicioni PAN.
PDK do të kandidojë liderin, Kadri Veseli, për të qenë në krye të legjislativit, por ende nuk ka siguruar votat e mjaftueshme, duke kërkuar kështu rreth dyjavë kohë.
Partitë politike pritet të mblidhen në një tryezë të thirrur nga LDK-ja.
Kjo e fundit ka lëvizur nga qëndrimet për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën thonin se nuk do të bashkëpunonin pa marrë sqarimin e Vetëvendosjes për sulmet dhe paditë ndaj Isa Mustafës.
Së fundi është bërë e ditur se këto dy parti janë duke diskutuar në nivel ekspertësh për të përafruar programin qeverisës, dhe më pas dakordimi është paralajmëruar se do të bëhet në nivel liderësh. Mira Avdimetaj/arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të