Milan Radoiçiq raportohet në mediat serbe se është arrestuar sot në Beograd. i cili është ndaluar për 48 orë.
Kështu raporton mediumi N1.
sipas këtij raportimi, Policia serbe para arrestimit të Radoiçiqit ka bastisur banesën dhe ambientet e tjera të tij.
Ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.
Kujtojmë se ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë i është përgjigjur pak ditë më parë Milan Radoiçiq. Më pas është bërë e ditur se në formë raporti do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj.
Radoiçiq mori përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
“Po e informoj opinionin se më 24 shtator, së bashku me bashkatdhetarët kam ardhur në veri të Kosovës dhe Metohisë në rajonin e Banjskës”, ka thënë Radoiçiq në një deklaratë.
Siç ka shtuar ai, arsyeja e kthimit të tij në Kosovë ka qenë për të “inkurajuar popullin në rezistencën ndaj regjimit të Aljbin Kurtit”.
Në deklaratën e tij, Radoiçiq theksoi se për këtë nuk ka pasur ndihmë nga autoritetet e Beogradit dhe as nuk i ka njoftuar për qëllimet e tij, sepse ato tashmë kanë qenë të ndryshme në disa këndvështrime.
Të dielën, më 24 shtator, një polic i Kosovës u vra në fshatin Banjskë, i cili u pasua nga një aksion i njësive speciale të Policisë së Kosovës që kishte për qëllim një grup të armatosur që tentoi të strehohej në manastirin e Banjskës. Në aksion u vranë tre serbë me origjinë nga veriu i Kosovës.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë, thuhet në deklaratën e lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për media./Arbresh.info/
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...