“Paqja, arritje e popullit të Kosovës”, mesazhi i jashtëzakonshëm i Clinton për vizitën në Prishtinë

18:50 | 11 Qershor 2019
A Z

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton po qëndron në vizitë në Kosovë.

   Ai është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Clinton është nderuar me dekoratën presidenciale “Urdhri i Lirisë”, derisa është shprehur i gëzuar të jetë përsëri në Kosovë.

Ai këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi në Twitter duke thënë se paqja e arritur nga populli i Kosovës duhet të festohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë.

“Jam i nderuar të jem përsëri në Kosovë për të përkujtuar 20 vjetorin e paqës – një arritje nga populli i Kosovës që duhet të festohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë”, ka shkruar Clinton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme