Gazeta e Beogradit “Politika” shfrytëzon nga rasti i paralajmërimit të ministrit serb të Jashtëm Ivica Daçiq, që sot të shpallë “emrin e vendit të gjashtë që tërheq njohjen e Kosovës”, për të ironizuar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Pas çdo komunikate zyrtare të ndonjë shteti se ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës, Behgjet Pacolli përmes Twitterit përgjigjet se Beogradi po trillon”, shkruan kjo gazetë, transmeton Arbresh.info.
“Politika” në vazhdim shton:
“Pesëshes së shteteve latinoamerikane dhe afrikane – Surinamit, Guinea Bisaos, Liberisë, Burundit dhe Sao Tome e Principe, që kanë tërhequr vendimet për njohjen e Kosovës, këto ditë i është bashkuar edhe një – “pesë herë më e madhe se Serbia, nuk është nga Afrika, ndërsa pavarësinë Kosovës e ka njohur para gjashtë vjetësh”. Se për cilin vend bëhet fjalë, Ivica Daçiq e ka fshehur nga opinioni, deri sa sot ose nesër të mos arrijë edhe nota zyrtare, meqë në të kundërtën do t’u shtrohej presioneve të mëdha të aleatëve perëndimor të Prishtinës. Përshkrimit të Daçiqit, siç spekulohet këto ditë nëpër media, më së shumti i përgjigjet Papua Guinea e Re”, shkruan kjo gazetë
Sipas kësaj gazete, “presioneve, për të cilat flet Daçiq, para një jave i qe shtruar Liberia. Vetëm disa orë pasi ministri i Jashtëm të Serbisë dhe kolegu i tij liberian Gbezongar Milton Findli në Beograd treguan notën e këtij vendi me të cilën anulohej njohja e pavarësisë së Kosovës, ambasadorët amerikanë e anglezë kërkuan nga presidenti i ri George Weah kërkuan që ta presë ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Dhe kështu Pacolli udhëtoi në Manrovia, u takua me presidentin liberian dhe në Twiter dhe Facebook shkroi se Liberia mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe se do të hapë ambasadën në Prishtinë. Edhe para kësaj here, me gjithë shpalljen publike të Findlit dhe të notës përmes të cilës dëshmonte qëndrimin e vendit të tij, Pacolli pohonte se Beogradi po trillon dhe thirrej në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të atij vendi. Ndërsa në sajt ishte njoftimi se “Qeveria e Liberisë demanton raportimet në disa rrjete sociale për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Daëiq ndërkohë sqaroi se këtë informacion në sajt e kishte vendosur zëvendësi i min istrit të Jashtëm të këtij shteti, i cili, siç ka thënë, është lobist shqiptar”, shkruan “Politika”.
Në faqen e MPJ të Kosovës qëndron kjo informatë:
Papua Guinea e Re konfirmon zyrtarisht njohjen e Kosovës
Prishtinë, 28 tetor 2012 – Përmes një letre dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Papua Guineas së Re, Peter O\’Neill ka konfirmuar vendimin e Qeverisë së tij për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.Papua Guinea e Re konfirmon zyrtarisht njohjen e Kosovës
Në letër thuhet se njohja vjen si rezultat i bisedave të vazhdueshme që ka pasur në dy vjetët e fundit ndërmjet dy ministrive të Punëve të Jashtme dhe Qeverive.
“Dua t’i referohem bisedimeve që qeveritë e dy vendeve tona kanë pasur gjatë dy vjetëve të fundit, dhe të shpreh vlerësimin për mundësinë që këto bisedime na kanë dhënë të shkëmbejmë vështrimet për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Papua Guinea e Re”, thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Thaçi.
Në këtë letër, Kryeministri Peter O’Neill konfirmon vendimin e Qeverisë së tij për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
“Kam nderin që t’ju njoftoj, dhe përmes juve edhe Qeverinë e Republikën e Kosovës se Qeveria e shtetit të pavarur të Papua Guineas së Re, njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thotë Kryeministri O\’Neill në letër, duke uruar popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përpjekjet dhe aspiratat e tyre.
Papua Guinea e Re (Papua New Guinea) shtrihet në Oqeani, në pjesën juglindore të Oqeanit Paqësor. Me një popullsi mbi 6 milionë banorë, kryeqyteti i Papua Guineas së Re është Port Moresby dhe është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1975.
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët