Mungesa e investimeve dhe dëmtimet e përdithshme, kanë bërë që kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz të jetë në rrezik nga shkatërrimi. Si rezultat u inicua edhe një peticion në mënyrë që qeveria të ndërhyrjë sa më shpejtë për t’i shpëtuar këto kulla që dëshmojnë sakrificën e Adem Jasharit me familje, për çlirimin e Kosovës.
E për këtë gjendje po akuzohen të gjitha qeveritë që pas shpalljes së pavarësisë, të cilat e kanë lënë këtë kompleks në gjendje të mjerueshme.
Anëtari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Enver Hoti thotë për lajmi.net se përgjegjësia është e kryeministrave, ministrave, dhe drejtorëve të Agjencionit për Menaxhimin e Kompleksve Memoriale.
Ai e ka cilësuar si të papranueshme gjendjen e Kullave të Jasharjve, sidomos në prag të 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Në prag të 20 vjetorit të epopesë së UÇK-së kjo është e papranueshme dhe duhet të na vijë turp për gjendjen e Kullave të Jasharajve. Përgjegjësia dihet eksluzivisht pas shpalljes së pavarësisë e këndej është e qeverisë së Kosovës, e të gjitha qeverive deri te kjo që jemi tani. Në mënyrë të veçantë e ministrive përkatëse derisa është themeluar Agjencioni për Komplekset Memoriale në vitin 2013. Faji ka adresë, ministrat, kryeministrat, drejtori agjencionit etj”, ka deklaruar deputeti i Nismës për Kosovën.
Sipas Hotit tani është koha që të ndërmerren veprime konkrete në mënyrë që të ky problem të zgjidhet sa më shpejt.
Ai ka kërkuar nga qeveria Haradinaj të ndërhyrjë në mënyrë urgjente, dhe t’i jap një rrugë kësaj teme.
“Në këto momente nuk kemi kohë të adresojmë fajin, por duhet të marrim përgjegjësi. Kam popozuar që qeveria Haradinaj të ndërhyjë urgjentisht që nga nesër, të merret seriozisht me temën, dhe ta jap zgjidhjen, në mënyrë që të parandalohet ndonjë dëmtim i mëtutejshëm i atyre kullave. Në mënyrë që t’i hapet rruga konservimit të tyre”, ka thënë Hoti për lajmi.net
Sipas deputetit të Nismës kryetari i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj do të duhej të jepte dorëheqje.
Hoti thotë se në këtë rast ka përgjegjësi juridike por edhe morale.
“ Çështja duhet të kalojë në qeveri. Agjencioni qysh e paraqiti zoti Blakaj mbi gjendjen qysh funksionon agjencioni as nuk mundet me kry këtë punë. Kam kërkuar direkt nga Blakaj nga pozicioni që e prezanton, ish kanë burrëri me pas dhanë dorëheqje. Ka përgjegjësi edhe prej anës juridike dhe morale, pasi kemi të bëjmë me një çështje të ndishme dhe morale për neve”, ka përfunduar Enver Hoti.
Veprime të shpejta dhe konkrete ka kërkuar edhe anëtari tjetër i Komisionit për Mjedis, Salih Salihu.
Salihu ka thënë për lajmi.net që ligji do të duhej të procedohet në mënyrë të shpejtë, duke pamundësuar rrëzimin e Kullave.
“Në mbledhjen e Komisonit kam kërkuar që ligji të procedohet në mënyrë të shpejtë, që të mos lejojë të rrëzohet pasi kullat janë vlera më e madhe e Kosovës”, thotë Salihu.
Ai propozon formimin e një komisioni ku do të caktoheshin ekspertë për mënyrën e ruajtjes së këtij Kompleksi memorial.
“E dyta qeveria duhet të bëjë komision që plani për mbrojtjen dhe konservimin të bëhet nga ekspertë të fushës. Qeveria e ka këtë funksion natyrisht me kërkesën e kryetarit të agjencionit”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes për lajmi.net
“Sa më shpejtë mu nda fondet mu kry kjo punë, pasi ne nuk po jemi mirënjohës për kontributin dhe vlerat tona që falë tyre e gëzojmë larine”, ka përfunduar Salih Salihu.
Ndryshe në lidhje me fondet që janë dhënë më herët për këtë kompleks ka pasur akuza të rënda.
Deputeti Milaim Zeka tha në Kuvend ditë më parë se “ka njerëz që kanë vjedhur edhe në vorrin e Adem Jasharit”.
Edhe iniciuesit e peticionit për shpëtimin e këtyre Kullave ka thënë se institucionet bartin përgjegjësi për këtë gjendje./Lajmi.net/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...