Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, priti në takim shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ku diskutuan mbi mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Kryesuesi Gjetaj njoftoi shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, për punën dhe aktivitetet e realizuara nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjithnjë me mbështetjen edhe të institucioneve ndërkombëtare, në përpjekjen e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur.
Gjetaj theksoi se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar në ofrimin e gjithë përkrahjes së nevojshme për punën profesionale, dhe çdo lokacion të shënjuar brenda territorit të Republikës së Kosovës ta procedojmë sa më parë në kuptimin e vlerësimit profesional, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore në fuqi dhe të drejtës së familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.’
Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, edhe gjatë këtij takimi siguroi kryesuesin Gjetaj, që EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë gjithë përvojën, dijen, pajisjet dhe ekspertizën profesionale për institucionet e Kosovës, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
“EULEX është këtu për të ndihmuar institucionet e Kosovës, dhe Kosova duhet të ecë përpara duke trajtuar edhe çështjet nga e kaluara, dhe sigurisht që çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet kyçe, edhe pse gjetja e personave të zhdukur, është proces tejet i ndërlikuar. Dhe sa më shumë koha kalon, gjërat vështirësohen, por sido që të jetë ne nuk do të dorëzohemi”, ka thwnw ai.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe punën që është bërë nga ekspertët e EULEX-it dhe bashkërisht u vlerësua e nevojshme që të intensifikohet bashkëpunimi mes të gjithë akterëve të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Në fund të takimit, kryesuesi Gjetaj dhe shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, u dakorduan që të vazhdojnë së bashku në këtë proces dhe të bëhet gjithçka është e mundur për t’u bërë, që familjarët e personave të zhdukur të mësojnë të vërtetën./
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës